A do të përballet Ledri Vula me Joz Markun? Deklaratat e vjetra rikthehen në vëmendje
Sjellja e fundit e Joz Markut ndaj Edi Kuçit ka bërë që ndjekësit në internet të gërmojnë në të shkuarën, duke risjellë në vëmendje reagimet e ashpra të tij ndaj figurave publike që kanë shprehur rezerva ose kritika karshi tij.
Në qendër të kësaj vëmendjeje është rikthyer marrëdhënia e tensionuar me Ledri Vulën. Gjithçka zë fill nga momenti kur, pas përplasjes mes Jozit dhe Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, reperi Ledri Vula deklaroi se preferonte një bashkëpunim me Gjestin dhe jo me Jozin. Ky qëndrim u soll në vëmendje të vetë Jozit përmes një ndërveprimi nga një ndjekës në platformën Instagram.
Përgjigja që Jozi dha asokohe ishte tejet e shkurtër dhe plot ironi: “Mbretërit në tufë, luanët vetëm në fron”. Edhe pse në atë përgjigje nuk përmendej emri i Ledrit, publiku e lexoi atë komentin si një kundërpërgjigje direkte ndaj reperit.

Sot, ky artikulim i vjetër po interpretohet në një dritë të re pas ngjarjeve të fundit. Konkretisht, bëhet fjalë për përleshjen fizike që Jozi pati me Edi Kuçin, gjatë së cilës ai dëgjohet qartë në videon e shpërndarë duke kërkuar shpjegime për fyerjet e mëparshme.
Shtimi i emrit të Stresit në këtë dinamikë ka nxitur spekulime të shumta, duke e bërë audiencën të pyesë nëse Joz Marku ka nisur një fushatë për të mbyllur llogaritë me të gjithë ata që më herët kanë qenë kritikë ndaj tij.
