Dashuria e lindur në BBVIP: Selin Bollati befason publikun me shkrimin per DjGimbon…
Në kuadër të festës së ditëlindjes së partnerit të saj, DJ Gimbo, Selin Bollati ka vendosur t’i drejtohet atij përmes një shkrimi mjaft domethënës të publikuar në rrjetet e saj sociale.
Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” ndau me ndjekësit një imazh që i përket kohës kur çifti ishte pjesë e reality show-t, duke e shoqëruar atë me fjalë të përzemërta dedikuar partnerit.
“Sapo e kuptova se gjithçka mori kuptim. Kuptova sa thellë më do Zoti, sepse mes gjithë shpirtrave në këtë botë, Ai zgjodhi të të sillte ty tek unë. Bekimi im më i madh, vendi im më i sigurt dhe kujtesa më e ëmbël se sa me fat jam vërtet. Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime, mikut tim më të mirë dhe numrit tim 11 me fat përgjithmonë… Të dua!”, shkroi Selin.

Zanafilla e kësaj lidhjeje daton që nga periudha kur dyshja ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 5”, ku afrimiteti mes tyre u shndërrua dalëngadalë në një histori dashurie.
Pasi mbyllën eksperiencën e tyre në ekran, ata kanë zgjedhur të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku, duke qenë mjaft prezentë si në daljet publike ashtu edhe në përditshmërinë e tyre në rrjetet sociale.
Ky mesazh i fundit nga Selin konfirmon vazhdimësinë e romancës së tyre, duke marrë një vëmendje të madhe dhe komente të shumta nga admiruesit e çiftit që e ndjekin këtë marrëdhënie që nga fillimet e saj.
