H*mb jetën 33-vjeçari Shqiptar në një aks*dent tragjik në Itali

TvShow

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Pistoias në Itali, ku ka humbur jetën 33-vjeçari me origjinë shqiptare, i identifikuar si Maksim Sinani. Ky aksident tragjik i ka marrë jetën të riut gjatë përplasjes fatale.

Për shkak të dëmtimeve të marra gjatë aksidentit me motoçikletë, shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në ambientet spitalore gjatë orëve të natës.

Maksim Sinani ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij në shoqërinë e disa miqve të tjerë, kur papritur u ndesh ballë për ballë me një automjet që po vinte nga krahu i kundërt i rrugës.

Pasojat e këtij impakti ishin shkatërruese, ndërsa që nga momenti i parë situata shëndetësore e të riut u konsiderua tepër kritike.

Për shkak të forcës së goditjes, 33-vjeçari u flak rreth pesëdhjetë metra larg vendit ku ndodhi përplasja, duke pësuar trauma të rënda dhe dëmtime serioze në njërën këmbë, ndërkohë që motoçikleta e tij përfundoi e shkatërruar plotësisht.

Lajmet e fundit