Humbje e madhe për ne! Mbyll sytë politikani dhe gazetari i njohur shqiptar

Te Fundit

Diplomati, politikani, gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Bashkim Zeneli, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë jashtë vendit, në një spital ku po merrte trajtim mjekësor.

Bashkim Zeneli njihet për karrierën e tij të gjatë në shërbim të diplomacisë dhe politikës shqiptare. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë si ambasadorë në Gjermani dhe Greqi.

Përveç angazhimit diplomatik, Zeneli ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Këshillit Politik të Partisë Socialiste. Ai ka kontribuar gjithashtu në fushën e gazetarisë dhe publicistikës, përmes shkrimeve, analizave dhe botimeve mbi zhvillimet politike dhe marrëdhëniet diplomatike.

Ndërkohë në vitin 2018, ish-presidenti Ilir Meta, e dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim të kontributit të tij në politikën e jashtme, gazetari, publicistikë dhe përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë.

Zeneli ishte edhe autor i disa librave me kujtime dhe analiza diplomatike, mes tyre “Për Gjermaninë” dhe “Miqësi e trazuar”, ku trajtoi përvojën e tij në diplomaci dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera. Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një figure të njohur të diplomacisë, politikës dhe publicistikës shqiptare.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit