Konfirmohet rikthimi i Big Brother VIP Albania: Sara Hoxha zbulon planet për edicionin e gjashtë

TvShow

Spektakli më i ndjekur në vend dhe në diasporë, Big Brother Vip Albania, do të shfaqet në ekranet tona më shpejt nga sa ishte përfolur. Lajmin e ka dhënë personalisht producentja Sara Hoxha, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se formati televiziv do të vijojë me një sezon të ri brenda këtij viti.

“S’ka Big Brother këtë vit? Se ndeshjet transmetohen të martë, të mërkurë”, e pyeti ndjekësja Sarën, e cila i ktheu një përgjigje troç dhe pastër duke e thënë njëherë e mirë që “po”, Big Brother Vip do të transmetohet edhe këtë vit.

“Po ku rrimë dot ne pa @bigbrotheralb_vip”, iu përgjigj producentja.

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” nisi më 20 dhjetor 2025 dhe u mbyll më 18 prill 2026, pas 120 ditësh plot emocione, debate dhe surpriza, me Selin Bollatin që u shpall fituese.

Menjëherë pas përfundimit të sezonit të fundit, fjalët e Sara Hoxhës kanë nxitur interesimin e ndjekësve për atë çfarë do të ndodhë në vijim, duke e zhvendosur fokusin drejt kapitullit tjetër të “Big Brother VIP Albania”.

Edhe pse mbeten ende të paqarta detajet mbi datën e premierës, përbërjen e banorëve apo moderatorin e këtij edicioni, mesazhi i producentes është mjaft kuptimplotë: banesa e mbikëqyrur vazhdimisht nga kamerat në Shqipëri do të presë sërish pjesëmarrës të rinj.

Ndërkohë, në hapësirat virtuale kanë filluar të shpërndahen hamendësime se “Big Brother VIP Albania 6” mund të nisë në një afat të shkurtër kohor me risi të shumta, ku ndër më të përfolurat është ideja e mundshme e një gare mes të gjithë fituesve të mëparshëm të “Big Brother VIP Albania”.

Aktualisht, kjo mbetet vetëm në kuadrin e spekulimeve pa ndonjë njoftim zyrtar, megjithatë një skenar i tillë do të rriste ndjeshëm audiencën dhe diskutimet rreth sezonit të gjashtë.

Çfarë fshihet pas këtyre përgatitjeve, mbetet për t’u zbuluar në vijim. Sidoqoftë, një gjë është e padiskutueshme: “Big Brother VIP Albania 6” po afron dhe pritshmëritë për suprizat e radhës janë shumë të mëdha.

Lajmet e fundit