LAJM I FUNDIT/ Shoferi i ‘Audi-t’ qëllon me armë zj*rri drejtuesin e një makine tjetër, autori ende në arrati
Mbrëmjen e sotme,
në Lezhë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas burimeve të para, një individ që ishte duke udhëtuar me një automjet të markës ‘Audi’
ka qëlluar në drejtim të një makine tjetër, e cila drejtohej nga një burrë 30-vjeçar, fatmirësisht pa pësuar lëndime.
Rreth orës 18:00, pranë Urës së Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili po udhëtonte me një ‘Audi’,
ka qëlluar me armë drejt një makine tjetër të njëjti tipi, që ishte në lëvizje dhe drejtohej nga shtetasi M. J., 30-vjeçar nga Rubiku.
Bazuar në hetimet e deritanishme, konfirmohet se nuk ka persona të lënduar nga ky incident.
Policia ka nisur menjëherë ndjekjen e personit të dyshuar. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar çdo aspekt të saj ligjor./Top Channel
