Ndahet nga jeta mjeku i njohur popullor, pikëIIim dhe h*dhërim për të gjithë!
Nga Turqia mbërrin një lajm i hidhur për humbjen e Rexhep Toskës, mjekut fierak që ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai gëzonte një famë të gjerë për dekada me radhë, falë metodave tradicionale që përdorte për kurimin e plagëve dhe djegieve.
Kjo humbje ka prekur thellë si familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë, ashtu edhe pacientët e shumtë që e kishin njohur ndër vite.
Puna e tij në fushën e mjekësisë popullore nisi që në rininë e hershme, e nxitur nga një ngjarje fatkeqe që kishte prekur familjen e tij. Nga përgatitja e barnave popullore për djegiet, ai zgjeroi aktivitetin duke i ofruar ndihmë kujtdo që kërkonte shërbimet e tij.
Për një periudhë shumëvjeçare, shtëpia e tij në Zharrëz u bë një pikë referimi për vizitorë që vinin nga çdo cep i Shqipërisë, jo vetëm për djegie, por edhe për trajtimin e infeksioneve, problemeve të lëkurës, hernies diskale dhe nervit shiatik.
Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh te të afërmit e tij, si dhe te të gjithë ata që gjetën shërim përmes dorës së tij.
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje përmes rrjeteve sociale, duke u drejtuar familjarëve dhe miqve të mjekut popullor. “Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Toskës, mjekut popullor të njohur nga Zharrëza, i cili për më shumë se katër dekada vuri dijen, përvojën dhe përkushtimin e tij në shërbim të mijëra njerëzve.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Toska, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan. U prehtë në paqe!”, shkruan Subashi.
