Cfarë f*tkeqësie! 26 vjecarja përpIas për vd*kje këmbësorin, ja cfarë raportohet

Te Fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, me pasojë vdekjen e 81 vjeçarit, me inciale B.Z.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, teksa drejtuesja e automjetit ka qenë një 26-vjeçare me iniciale K.Gj, e cila është arrestuar menjëherë nga policia.

Sakaq, autoritetet policore janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Durrës/Informacion paraprak:

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit