Aksident i rëndë në Kosovë, h*mb jetën tragjikisht 22-vjeçari!
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren, me pasojë vdekjen e 22-vjeçarit.
Sipas informacioneve nga Zëdhënësi Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Gjonaj, ku 22-vjeçari me iniciale A.H, ka qenë duke drejtuar motoçikletën me katër rrota, ndërsa raportohet se humbur kontrollin mbi mjetin dhe kishte rënë nga një lartësi.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Më 6 nëntor 2026, rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, një person, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe kishte rënë nga një lartësi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, i cili, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e viktimës, A.H., mashkull, 22 vjeç. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit kujdestarë të Stacionit Policor në Prizren, si dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Të gjitha njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e Forenzikës Rajonale.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti të iniciohet si “Hetim i vdekjes” dhe të procedohet për hetime të mëtejshme”, ka shtuar Bytyqi.
Burimi: Newsbomb.al
