Tërmet: Ja ku u regjistrua epiqendra këtë mëngjes
Pak pas agimit, saktësisht në orën 05:40 të mëngjesit të sotëm, toka është lëkundur në zonën juglindore të Pogradecit, me një magnitudë të vlerësuar prej 3.9.
Duke iu referuar raportimeve nga platformat dixhitale për ndjekjen e aktiviteteve sizmike, epiqendra e këtij fenomeni është lokalizuar 18 kilometra larg Pogradecit, drejt juglindjes, në koordinatat gjeografike 40.802° N dhe 20.825° E.
Për shkak të thellësisë prej 15 kilometrash, lëkundjet janë përjetuar edhe nga popullsia në qytetet përreth si Korça, Ohri apo Struga, të cilët kanë konfirmuar ndjeshmërinë e këtij aktiviteti sizmik.

