Thellohet tragjedia në vemd, gjendet një trup i dytë i p*j*të. Brenda ndodheshin nëna me dy fëmijët…

TvShow

Pasditen e kësaj të mërkure, në Shkodër janë zbuluar trupat e dy fëmijëve të mitur, të cilët ishin brenda një banese që shpërtheu në flakë. Ngjarja ndodhi në fshatin Domen, ku dy fëmijët kishin shkuar me nënën e tyre, e cila gjithashtu dyshohet se është viktimë e këtij zjarri.

Tre anëtarët e familjes kishin shkuar në një shtëpi të vjetër, të cilin e braktisnin për shkak të kushteve të papërshtatshme. Zjarri shpërtheu nën rrethana të paqarta dhe shtëpia ndodhet rreth 30 minuta me këmbë nga rruga kryesore.

Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të zjarrfikësve, shtëpia kishte marrë flakë në masë të madhe, duke e bërë ndërhyrjen shumë të vështirë për shkak të terrenit malor dhe njoftimit të vonuar.

Akoma nuk dihen identitetet e viktimave as rrethanat e plota që çuan në këtë tragjedi.

Lajmet e fundit