Zyrtarisht, ja kujt iu besua moderimi i ‘Përputhen’. Po dy opinionistët?
Sezoni i shtatë i “Për’puthen” po vjen së shpejti në ekranin e Top Channel,
ku publiku do të përballet me risi mjaft të rëndësishme sa i përket strukturës dhe stafit drejtues.

Për herë të parë, detyrën e prezantueses së këtij formati do ta mbajë Heidi Baci,
e cila pason në këtë pozicion duke marrë drejtimin e emisionit.
Për sa i përket vlerësimit të konkurrentëve, karriget e opinionistëve do të zëvendësohen nga Erjola Doçi dhe Drini Zeqo,
me këtë të fundit që shënon një rikthim domethënës në Top Channel pas plot 22 vitesh mungesë.
Ndërkaq, gazetari Ronaldo Sharka është emëruar në krye të këtij sezoni si autor i programit.
